Arrestohet në Holandë trafikanti i drogës i njohur si “El Chapo i Azisë”

0

Policia holandeze ka vënë në pranga një ndër personat më të shumëkërkuar nga autoritetet australiane, i njohur me nofkën “El Chapo i Azisë”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 57-vjeçari kinez Tse Chi Lop, me pasaportë kanadeze konsiderohet si kreu i një karteli që fut rreth 70% të metamfetaminës në Australi. Karteli i tij njihet si “Kompania” dhe prodhon dhe lëndë të tjera narkotike sintetike. Tse kërkohej nga policia australiane prej tetë vitesh, që prej një aksioni në Melbourne ku u sekuestruan 2kg heroinë and metamfetaminë, $4milionë para të thata, $5milionë në prona, $10,000 në bizhuteri, 99 çanta të dizenjuara nga emra të njohur, një veturë Lamborghini dhe $600,000 në çipe kazinoje.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, karteli i Tse siguron rreth 10-23 miliardë dollarë në vit nga trafiku i drogës.

57 vjeçari mbante një profil të ulët, megjithatë shpenzonte shuma të mëdha përsa i përket argëtimit. Sipas disa burimeve, ai ka humbur rreth 85 milionë dollarë brenda një nate në një kazino të Makaut.

Artikulli i mëparshëmStuhia e dëborës shakton përplasjen e 130 makinave në Japoni
Artikulli i radhësVetëvendosje dorëzon ankesën në PZAP për certifikimin e listës për deputetë