Tirana shokohet vetëm pak minuta nga nisja e ndeshjes kundër Laçit për javën e 16-të të Superligës. Nevil Dede largohet nga pankina e skuadrës bardheblu, pas mosmarrëveshjeve me presidentin e klubit Refik Halili.
Dëshmitarë të pranishëm, bëjnë të ditur se shkak I debatit mes tyre janë bërë zgjedhjet e teknikut për formacionin. Dede është larguar në mënyrë demonstrative nga stadiumi vetëm pak munuta nga nisja e ndeshjes kundër Laçit. Në pankinë, skuadra bardheblu është udhëzuar nga drejtori sportiv Tefik Osmani.