E rëndë! Dhunonin dhe linin pa ngrënë pacientët me Covid-19, arrestohen 3 infermieret ‘monstra’

0
E rëndë! Dhunonin dhe linin pa ngrënë pacientët me

Agjentët e Guardia di Finanza në Savona të Itlaisë kanë arrestuar sot tre shtetase italiane, punonjëse sociale në Varazze. Ato janë vënë në pranga për keqtrajtim dhe dhunë ndaj pacientëve, ndërkohë që këta të fundit ishin prekur nga Covid-19.

Hetimet përfunduan falë kamerave të vendosura në disa dhoma. Ato kanë dhunuar pacientët në forma të ndryshme, i kanë goditur me shuplaka, fyerje, kërcënime dhe mallkime.

Të moshuarit e pafuqishëm u kërcënuan gjithashtu se do të mbeteshin pa ushqim, madje edhe se do të lidheshin në shtrat ose do të rriheshin, vetëm për shkak se kishin kërkuar ndihmë.

Pamjet  u bënë publike pas skandalit të djeshëm në Britaninë e Madhe ku një punonjëse e kujdesit shëndetësor abuzonte me një pensioniste.

Artikulli i mëparshëmOsmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj, pritet të shpërndahen në 7 gjykata
Artikulli i radhësPëpunuesit kryesorë të naftës në SHBA janë optimist për rritjen e kërkesës. Bursa për datën 25 Janar 2021