Ofruesi më i madh i shërbimeve të fushave naftëmbajtëse të naftës, Schlumberger (NYSE: SLB), raportoi të Premten fitime më të larta se sa pritej për tremujorin e katërt, dhe njësoj si rivalët e saj Halliburton dhe Baker Hughes, pret që shpenzimet dhe nivelet e aktivitetit të rriten me vrull gjatë këtij viti.
Fitimet e Schlumberger për aksion (EPS), duke përjashtuar tarifat dhe kreditë, u rritën me 37 përqind në në 0.22 $, duke rrëzuar parashikimet për fitime në vlerën e 0.17 $ të Refinitiv IBES.
Të ardhurat e Schlumberger gjithashtu u rritën, me 5 përqind, të nxitura nga një aktivitet i lartë në Amerikën e Veriut si edhe në tregjet ndërkombëtare. Të ardhurat në Amerikën e Veriut u rritën me 13 përqind në TM4 krahasuar me TM3.
“Në Amerikën e Veriut, vrulli i shpenzimeve dhe aktiviteteve do të vazhdojë në gjysmën e parë të vitit 2021 drejt stabilizimit, megjithëse të moderuara nga konsolidimi i industrisë. Ndërkombëtarisht, pas efekteve sezonale të tremujorit të parë të 2021, dhe ndërsa OPEC + i përgjigjet forcimit të kërkesës për naftë, shpenzime më të larta pritet nga tremujori i dytë i 2021 e tutje. Aktiviteti i përshpejtuar do të shtrihet përtej tregjeve të ciklit të shkurtër dhe do të jetë i gjerë, “tha një burim pranë NYSE (Bursës së New York).
Bursa për datën 25 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 501.00 | – 0.75 |
DIESEL | 442.00 | + 1.50 |
©aktualitet.al