Të izoluar dhe pa energji elektrike, banorët e Lëpushës bëjnë thirrje për ndihmë

0

Banorët e Lëpushës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe të bashkisë së Malësisë së Madhe për rikthimin e energjisë elektrike.

Banorët shprehen se janë të rregullt në pagesën e faturave energjitike, ndërsa rrjeti i energjisë është i vjetëruar dhe pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës dhe dimrit e kalojnë në errësirë.

Ndërkohë përveç mungesës së energjisë banorët e fshatit po përballen dhe me bllokimin e rrugëve për shkak të pranisë së borës.

Artikulli i mëparshëmProkuroria jep pretencën për Vladimir Gjutën, sa vite mund të dënohet për lëvizjen me armë pranë PS
Artikulli i radhësPesë humbje në tetë ndeshje: Chelsea shkarkon Lampard e prenoton Tuchel