Një nënë është deklaruar fajtore për vrasjen e djalit të saj 10-vjeçar pasi e mbyti atë me një sfungjer.
Dylan Freeman, 10 vjeç, u gjet i vdekur brenda brenda shtëpisë në Acton, West London, më 16 Gusht. Mamaja Olga Freeman e kishte mbuluar me një batanije dhe kishte vendosur lodra pranë tij.
Nga ekzaminimi u zbulua se shkaku i vdekjes së Dylan ishte kufizimi i rrugëve të frymëmarrjes. Kur vdiq Dylan, babai i tij i cili është një fotograf i famshëm Dean Freeman, ishte në Spanjë.
Ditën e sotme u zhvillua një seancë dëgjimore virtuale në Old Bailey, shtetasja ruse Freeman mohoi vrasjen e djalit të saj por pranoi vrasjen si shkak i pakujdesisë së saj.
Një raport psikologjik ka përcaktuar se Freeman vuante nga një episod i rëndë depresiv me simptoma psikotike kur vrau djalin e saj.
10-vjeçari Dylan vuante nga Sindroma Cohen, një çrregullim gjenetik i karakterizuar nga vonesa e zhvillimit, duke përfshirë aftësinë e kufizuar, muskujt e dobët dhe dëmtimin e shikimit.
Freeman gjatë bllokimit ishte munduar të kujdesej ndaj 10-vjeçarit por filloi të vuante depresioni.
Nga hetimi i cili u hap në Gusht u zbulua se ajo i kishte dhënë atij një ilaç për të fjetur para se të vinte sfungjerin në gojën e tij. Ajo më pas përdori reçipeta për ta lidhur atë në vend dhe thirri shoqen e saj për të rrëfyer.
Babai i Dylanit Dean Freeman u bë i i njohur nga fotografitë që i kishte realizuar të famshmëve si David Beckham dhe Spice Girls. Kohët e fundit, ai kishte realizuar fotografi me Bradley Cooper dhe Emily Ratajkoëski.
Në një deklaratë më parë për djalin e tij ai tha: “Dylan ishte një fëmijë i bukur, i ndritshëm, kureshtar dhe artistik, i cili donte të udhëtonte, të vizitonte galeritë e artit dhe të notonte. Ne kemi udhëtuar gjerësisht gjatë viteve së bashku duke kaluar kohë të paharrueshme në vende përfshirë Brazilin, Francën dhe Spanjën. Nuk mësohem dot me humbjen e tij”.