Bill Gates: Njerëzit që kanë këto 3 aftësi mund të jenë të suksesshëm në të ardhmen

0

Sipërmarrësi ikonik i teknologjisë dhe bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates është i fiksuar pas së ardhmes. Ai shpesh punon me shpikës dhe novator të industrisë, lexon libra për të ardhmen e njerëzimit dhe financon projekte për të përparuar komunitetet.

Dhe bazuar në të dhënat që ka mbledhur, Gates arrin në përfundimin se njerëzit me këto 3 background-e do të jenë më të kërkuarit nga këtu e tutje: shkenca, inxhinieria dhe ekonomia.

Punëtorët e aftë për ato fusha do të jenë “agjentët e ndryshimit për të gjitha institucionet”, i thotë Gates editorit ekzekutiv të LinkedIn Daniel Roth.

“Unë mendoj për njohuritë themelore të shkencave, aftësive të matematikës, ekonomisë – shumë karriera në të ardhmen do të jenë shumë kërkuese për ato gjëra”, thotë Gates.

Ju nuk duhet të jeni një ekspert në kodimin ose në tabelën periodike, por të keni aftësinë për të menduar në mënyrën se si bëjnë këta ekspertë, do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë.

″ Jo domosdoshmërish duhet të dini të shkruani kode, por duhet të kuptoni se çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çfarë nuk mund të bëjnë,” thotë bashkëthemeluesi i Microsoft. “Ata ka të ngjarë të jenë duke revolucionarizuar industrinë tuaj.”

Nëse jeni të interesuar të zgjidhni një nga librat e preferuar të Gates, shikoni listën e tij të leximeve kryesore nga viti 2016. (CNBC)

Artikulli i mëparshëmFiskalizimi/ Tatimet sqarim për tregtuesit e produkteve farmaceutike si do të funksionojë për ilaçet e rimbursueshme
Artikulli i radhësMaduro njofton prodhimin në masë të një ‘ilaçi çudibërës’: 100 % efektiv ndaj COVID. Dokumentet do t’ia japim OBSH