Referuar të dhënave mujore mbi shkeljet e konstatuara për oraret e fillimit dhe mbarimit të linjave të transportit publik urban, raportuara për Muajin Janar-Dhjetor nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), rezulton se shkeljet më të mëdha të vitit 2020 janë bërë në muajt shkurt dhe tetor 2020. Në muajin shkurt u konstatuan 149 raste mosrespektimi orari ndërsa në tetor 147 raste mosrespektimi orari.
Për 4 muaj, numri i shkeljeve është zero sepse shërbimi i transportit publik u pezullua si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë.
Referuar ‘Open Data’ të Bashkisë së Tiranës, numrin më të madh të vonesave e ka Unaza me 107 raste shkelje ndërsa rekordin më të ulët e ka linja e Qytetit Studenti me vetëm 1 rast shkelje të konstatuar./SCAN