Dalin pamjet rrëqethëse/ Nëna në Korçë rreh në mënyrë makabre vajzën 3-vjeçare vetëm pse i mori telefonin nga dora

0
Dalin pamjet rrëqethëse/  Nëna në Korçë rreh

Emisioni “Stop” ka publikuar sot një rast rrëqethës dhune të një prindi ndaj fëmijës së mitur. Ngjarja ka ndodhur në Korçë ku gruaja me iniciale H.A, me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës kishte shkuar për festat e fundvitit tek prindërit e bashkëshortit në qytetin juglindor. Në një moment jashtë kontrollit, gruaja ka kapur për flokësh e përplasur në tokë vajzën e saj 3-vjeçare, pasi e vogla i kishte marrë telefonin.

“Ishte një skenë makabre mëse e padurueshme”, tregoi denoncuesja. Ndërkohë në video dëgjohet një person që thërret “Mos moj.. çfarë i bëre fëmijës moj. E vrave fëmijën moj”.

“Do ta vras mo pse ça! Është fëmija im nuk pyes fare”, dëgjohet të thotë gruaja.

Familjarët iu drejtuan policisë së Korçës dhe gruaja u arrestua. 

“Dua ta bëj publike se është ngjarje makabre. Zonja ka qëndruar vetëm një javë në paraburgim dhe tani ndodhet në shtëpi me fëmijën që mund edhe ta vrasë nga momenti në moment me sjelljet që bënte zonja. Është e papranueshme nuk mund të qëndrojë ajo nënë me fëmijën e saj. Direkt pas ngjarjes familjarët telefonuan policinë, nuk erdhën menjëherë, por pasi panë videon erdhën dhe e arrestuan zonjën dhe çështjen e mori përsipër prokurori Julian Kristo dhe psikologia Elisabeta Dino. Kërkuan një dënim të butë për gati 2 vite për dhunë të përsëritur në familje”, tha denoncuesja.

Artikulli i mëparshëm‘Lufta’ për Durrësin, analisti i njohur jep parashikimin kush e fiton qarkun problematik me 25 Prill
Artikulli i radhësGenc Ruli flet si rrallëherë për raportin me Fatos Nanon: Ka qenë në një gjimnaz me mua! Burgu atij i dha…