Genc Ruli flet si rrallëherë për raportin me Fatos Nanon: Ka qenë në një gjimnaz me mua! Burgu atij i dha…

0
Genc Ruli flet si rrallëherë për raportin me Fatos Nanon: Ka

Ish-ministri Genc Ruli ka folur për marrëdhëniet që ai ka pasur me ish-kreun e PS-së, Fatos Nano. Teksa tha se ka pasur njohje me Nanon, ai shtoi se ky i fundit e rriti ndikimin e tij tek socialistët pasi u fut në burg.

Sipas ish-ministrit Nano ka lënë një model kolegjialiteti mbi PS-në dhe strukturat e saj.

“Fatosi ka qenë në një gjimnaz me mua. Pastaj ishte pedagog i jashtëm i Ekonomikut. U ndeshnim. Kishim njohje, goxha njohje me Fatosin, pastaj qe politika, qe politika që njëherë pak i nervozuar më tha kur ishte kryetar i PS “pse çfarë diference ka në mendime, në liberalizëm filozofi mes meje, Gramozit dhe ty. Madje kam qenë dhe më liberal se ty”. “Po”, i thashë unë. Ndryshimi qe në atë sekondë, në atë moment. Përgjithësisht kam pasur respektin për të në formatin e tij intelektual. Në lidhje me qeverisjen dua të them, Fatosi si kryetar partie së pari, konsolidimin e pushtetit ia dha burgu. Në momentet e para ai qe një figurë krejt e re e papërshtatshme për trupin e Partisë së Punës dhe e shihnin si të huaj. Martirizimi i dha pushtetin. Fatosi në finale la një vijë të qartë të një liberalizmi konseguent nga ana e tij. Një liberalizim që vinte dhe nga një lloj moskokëçarje, por ama la një model kolegjialiteti mbi emrin e partisë dhe strukturave të partisë”, tha Ruli në Opinion.

Artikulli i mëparshëmDalin pamjet rrëqethëse/ Nëna në Korçë rreh në mënyrë makabre vajzën 3-vjeçare vetëm pse i mori telefonin nga dora
Artikulli i radhës“Diplomati rus në Tiranë u kap nga…”, Spartak Ngjela nxjerr informacionet sekrete dhe plas faktin e rëndë për PD: Ma ka thënë ekspertiza amerikane!