I ftuar në emisionin ‘Pushteti’, analisti Enton Abilekaj foli në lidhje me sfidën që Partia Demokratike ka në qarkun e Durrësit me drejtuesin politik Edi Palokën.
Sipas tij dosja 339 ka ndikuar në rezultatet e Durrësit.n
“Durrësi ka pasur shumë lëvizshmëri, ka qenë deri në 2001 bastion i Partisë Demokratike. Në 2001 pati një ndryshim i cili u ndikua nga faktorë jolegjitim. Kemi pasur një kandidat të Partisë Demokratike në 2001 që ka dhën dorëheqjen dhe nga 11 kandidatët e Partisë Demokratike fitoj vetëm njëri që mundi të ruante votat dhe që atëherë ne kemi pasur shumë ndryshime në Durrës.
Për faktin se futja e Vangjush Dakos në lojë dhe e gjithë faktorëve që solli ai e ndryshoi lojën.Mënyrat nuk e di se si një pjesë e tyre janë të qarta pas publikimit të dosjes 339 ndikuan shumë që Durrësi të ketë rezultate të papritura në një zonë që në përgjithësi ishte zonë e djathtë, një qark që ishte në përgjithësi i Partisë Demokratike tani nuk mund të quhet më i Partisë Demokratike dhe besoj që beteja që ka PD tani në Durrës dhe z.Paloka do të jetë prapë shumë e vështirë, pavarësisht se z. Dako nuk është aty ka shkuar krahu i tij i djathë Ardjan Çela”- u shpreh Abilekaj.