Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informon për situatën në kaskadën e lumit Drin, në kuadrin e reshjeve të shumta që ka pasur orët e fundit në vend. Referuar të dhënave të ditës së sotme ( 25 janar), nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
– Hec Fierzë 289.21 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )
-Hec Koman 170.12 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd)
– Hec Vau i Dejës 71.85 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )
Prodhimi në të tre Hec-et është :
– Hec Fierzë, 6.000 MWh (ditor)
-Hec Koman, 12.700 MWh (ditor)
– Hec Vau i Dejës, 4.000 MWh (ditor)
Sipas KESH, prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1560 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
– Hec Fierzë – 299 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
-Hec Koman – 657 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
-Hec Vau i Dejës – 430m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.
KESH bën me dije se do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës./SCAN