Një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, miliarderi 56 vjeçar Tse Chi Lop, u arrestua në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit.
I njohur ndryshe si “El Chapo” aziatik, Tse Chi Lop është akuzuar për dominimin e tregtisë së drogës, me një vlerë 57 miliardë euro. Hetuesit flasin për tone të tëra tregtie të heroinës, ketaminës dhe metamfetaminës, në një duzinë vendesh që nga Japonia, e deri në Zelandën e Re. Por, sipas policisë, metamfetamina është biznesi kryesor i “sindikatës” së bosit aziatik të drogës.
Ai u arrestua me kërkesë të Policisë Federale Australiane (AFP) pa incidente gjatë një ndalimi gjatë një fluturimi nga Tajvani në Kanada.
Karteli dyshohet se shpesh i fsheh drogat në pako çaji. Burimet e inteligjencës policore vlerësojnë se grupi I tij është përgjegjës për deri në 70% të të gjitha lëndëve narkotike që hyjnë në Australi.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) vlerëson në mënyrë konservatore të ardhurat e sindikatës nga metamfetamina në vitin 2018, në vlerën 8 miliardë dollarë në vit, por thotë se mund të jetë deri në 17.7 miliardë dollarë.
Publikimi gjithashtu raporton se anëtarët e dyshuar të organizatës së krimit të Tse, mund të kenë lidhje të nivelit të lartë me qeveritë në të gjithë Azinë, pasi kanë investuar në sipërmarrje të mëdha infrastrukture nën Partinë Komuniste Kineze të Skemës së Rrugëve, një projekt masiv ekonomik që synon të ndërtojë lidhje tregtare dhe transporti nga Azia Lindore në Europë.