Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku. Futbollisti belg është acaruar në maksimum me kundërshtarin kuqezi, i cili e ka provokuar me fjalë me të rënda. Por, dhe belgu nuk i kursehet në kundërpërgjigjet fyerëse.
Gjithçka nisi pas një faulli të kapitenit të Milanit, Alesio Romanjoli kundër Lukakut. Sulmuesi belg u nervozua me ndërhyrjen e italianit, ndërsa më pas është kapur me fjalë me Ibrahimoviçin në minutën e 44-rt.
Edhe pas mbylljes së pjesës së parë, të dy futbollistët e kanë vazhduar debatin me Lukakun që ka këmbëngulur deri në tunel, ndërsa Ibrahimoviç largohet i qetë. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë.
“Vazhdo bëj ritualet vudu prej m**i me mamin tënd, gomar i vogël! Shko te mamaja jote!” i drejtohet Ibrahimoviç Lukakut i drejtohet Ibrahimoviç Lukakut.
“Flasim më vonë! Mos më qesh para meje! Të b****a ty dhe gruan tënde! Flet për nënën time?!, i kthehet i nervozuar Lukau, i cili e ndjek deri në hyrje të tunelit.
Në pjesën e dytë, Ibrahimoviç u largua pasi mori kartonin e dytë të verdhë për faull ndaj Aleksandër Kolarovit. Lukaku barazoi në minutën e 70-të nga penalltia.