Rilindja shënon një tjetër rekord të padëgjuar në skandalet që prodhon, ku së fundmi mësohet se do të japë me konceision edhe varrezat e qyteteve, pasi ka dhënë të gjithë Shqipërinë te privati.
Skandali I radhës vjen nga Durrësi, aty ku Bashkia e rilindur e këtij qyteti pritet të miratojë në Këshillin Bashkiak, dhënien te privati të varrezave të qyteti.
Lajmi është bërë publik nga Ivo Jorgoni, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, nëpërmjet një shënimi në facebook.
Bashkia Durrës do i kalojë privatit menaxhimin e varrezave të qytetit !
Na vodhën të sotmen , të ardhmen , nga nesër do prekin dhe të shkuarën. E gjitha për ca para më shumë ! Thjesht cështje lekësh !!! Janë ulur diku , “shteti” me “privatin” larg Durrësit duke pire verë të shtrenjtë dhe me një stilolaps dhe letër kanë bërë llogaritë se sa është kosto e familjes për një person që ka ndërruar jetë , shumëzuar për aq dhe kaq dhe ashtu buzagaz kanë bërë gëzuar !!! E kanë radhitur si vendimin nr:7 të mbledhjes së ardhshme të Këshillit Bashkiak dhe do ta miratojnë.
?Pasi prishën të vetmin park sportiv të qytetit për ta betonizuar dhe kaluar privatit .
?Pasi privatizuan të gjithë linjat e shërbimit urban ku bileta dhe aboneja rriten sa herë privatet kanë nevojë për para.
?Pasi shkatërruan rrugën e plazhit duke eksperimentuar projekte abuzive.
?Pasi privatizuan terrenet sportive në oborret e shkollave.
?Pasi krijuan parkingje ku i delegohet menaxhimi privatëve me fjalë goje dhe pa vendime të Këshillit Bashkiak .
?Pasi shkatërruan zonen A të qytetit duke abuzuar me nëntokën për afera korruptive.
?Pasi ngushtuan cdo rrugë në qytet për ti krijuar hapesira privatëve dhe pallateve që në menyrë abuzive kane shfrytezuar 100% te truallit duke dale me ballkone në rrugë.
?Pasi kanë shpërndarë në qytet me qindra sekserë që bëjnë pazare me familjet në nevojë për paratë e tërmetit.
?Pasi mbushën administraten lokale me aktivistë që kanë shkollën e lartë por i mungon e mesmja
?Pasi në te njëjtën mbledhje kërkojnë të shpenzojnë 720 milion lekë për rregulluar ndërtesën e Bashkisë dhe njësite administrative kur në Durrës ka akoma familje qe flenë në cadra nga tërmeti 26 nëntorit , dhe akoma 3800 familje skane marrë bonusin e qerase
Pasi në te njëjtën mbledhje kërkojnë të shpenzojnë 55 milion lekë per foninë e sallës të Këshillit Bashkiak ndërkohë që mbledhjet prej një viti por besoj se dhe për një vit tjetër bëhen dhe do të behen online ku fonia është totalisht e panevojshme.
?Kërkojnë që me vendimin nr 7 të mbledhjes së ardhshme të Këshillit Bashkiak të ritentojne tja kalojne privatit shërbimin e mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave të qytetit. Nuk u mjaftuan duke grabitur cdo shërbim që prek qytetarët durrsakë që sot jetojnë në këtë qytet , kërkojnë me patjeter të përfitojnë dhe nga ata që nuk jetojnë më duke ja kaluar këtë shërbim privatit.
25 prilli nuk vendos më se kush do qeverisë Shqipërine , kjo datë duhet te shihet si data e shpëtimit prej atyre qe skanë më asnjë lloj morali për të qëndruar dhe një sekond më shumë në ato karrige ku vendoset e ardhmja jonë , e femijëve tanë dhe nga sot cuditerisht dhe te paraardhësve tanë që nuk jetojnë më. !!!
#Pd #Durres #Departamentet