Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në burgun e Peqinit, ku një i dënuar për vrasje u vetëvar.
Mësohet se në bisedat me të dënuar kohët e fundit, viktima Gjergj Selimi kishte deklaruar shpesh braktisjen nga të afërmit. Gjithashtu afrimin e fundit të dëmit dhe daljen në liri e shikonte si një periudhë edhe më të vështirë për jetën e tij, ndërsa i trembej dhe hakmarrjes, gjë që e përsëriste shpesh herë. Selimi kishte bërë 20 vite burg për vrasje, ndërsa nuk dihet se edhe sa vite burg i kishin ngelur.