Hoteli zyrtarisht i mbyllur, shëtitje me motor dëbore: CR7 e Georgina ‘llogari’ tek Karabinierët

0

Cristiano Ronaldo nuk u grumbullua nga Andrea Pirlo për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spal dhe e shfrytëzoi rastin për të kaluar një natë larg nga shtëpia me të dashurën e tij Georgina Rodriguez, për të festuar ditëlindjen e saj të 27-të. Një histori në Instagram, e hequr më vonë, megjithatë, i tradhtoi ata të dy që festuan në një hotel në Courmayeur (zyrtarisht i mbyllur) duke shkelur rregullat anti-Covid: si Piemonte ashtu dhe Valle d’Aosta janë në zonën portokalli dhe për këtë arsye lëvizjet jashtë rajonit nuk janë të lejuara përveç nëse për punë ose shtëpi të dyta. Kjo është arsyeja që Karabinierët po kryejnë hetime dhe CR7 e Georgina duhet të japin llogari.

Përveç qëndrimit në hotel, siç raportohet nga La Stampa, çifti bëri një udhëtim me motor dëbore në zonën Val Vény. CR7 dhe Georgina nuk kanë marrë ende gjoba, por ka të ngjarë që një e tillë me vlerë 400 euro të mbërrijë në ditët e ardhshme.

Artikulli i mëparshëmOfrimi i parave ndaj Abazoviç, kryeprokurori special malazez: Nuk ka dyshim të bazuar se është kryer krim
Artikulli i radhësRama i përgjigjet Metës: Boll e përdore Presidencën si thes për atë farë LSI-je