Ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, 40-vjeçari vret veten

0

Një 40-vjeçar nga fshati Bënç i Tepelenës i ka dhënë fund jetës duke u vetëflijuar. T.Dura ka punuar si taksixhi, ndërsa është vënë në pranga disa kohë më parë nën akuzën e trafikut të klandestinëve.

Ai ka qenë nën masën e arrestit të shtëpisë dhe ditën e sotme ka pasur ditën e gjyqit, nga frika dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me automatik. Jo më larg se mëngjesin e sotëm, një tjetër vetëvrasje ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Gjergj Selimi u vetëvar, kur i kishin mbetur edhe dy vite vuajtje dënimi.

Artikulli i mëparshëmI vodhi lekët pacientit që ndërroi jetë nga COVID-19, lihet në burg infermierja, shfaqet e penduar në gjykatë
Artikulli i radhësNisin hetimet për sherrin mes Ibrahimovic dhe Lukaku, dy sulmuesit rrezikojnë penalitete