“Jam këtu për Maldinin: kur ai më thirri u habita pak por nuk e mendova shumë para se të thosha po. Shumë mbrojtës të shkëlqyer kanë luajtur tek Milan si Paolo, Nesta dhe Baresi. Dua të bëj pjesë në historinë e këtij klubi, që në fillim e ndjeva traditën”, ka thënë Fikayo Tomori në ditën e prezantimit të tij, pasi më parë bëri një debutim pozitiv në derbin kundër Interit. Për mbrojtësin 23-vjeçar, nuk ekziston asnjë frikë: “Mbërrita tek Milan i pari në renditje, duhet të besojmë tek titulli. Do të ishte një rezultat i shkëlqyer. Nuk duhet të kemi frikë të flasim për titullin, të gjithë besojmë në të “.
Tomori duket se është ambjentuar menjëherë: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jemi në një moment pozitiv, dua të jap të gjithë kontributin tim. Do të jap gjithçka në fushë me shumë dëshirë dhe vendosmëri. Erdha këtu në Itali, por përkundër pengesës gjuhësore të gjithë më kanë ndihmuar shumë për të komunikuar me trajnerin, ishte një adaptim i lehtë. Pastaj gjithmonë kam dashur të kem një përvojë të re, të jesh këtu në Milano dhe në Itali është vendi më i mirë për tu rritur si person dhe si një lojtar “.
I riu anglez dëshiron të mësojë shumë: “Ishte një ndjenjë e bukur të stërvitesha me lojtarë të mëdhenj si Ibra dhe Mandzukic. Me ta mund të mësoj shumë, jam gjithashtu i gatshëm të mësoj nga personaliteti i tyre. Dua të përmirësohem dhe të mësoj shumë nga këta lojtarë të shkëlqyer”.
23-vjeçari është rritur me Lampard tek Chelsea dhe nuk e harron: “Ai ishte mentori im, kam kaluar një kohë të mrekullueshme me të, kam qenë gjithmonë me të që kur isha fëmijë. Tani, megjithatë, unë jam në Milano dhe i përqendruar vetëm te Milani ” tha Tomori që me Blues ishte shok skuadre me Thiago Silva: “Kemi folur pak sepse nuk flet mirë anglisht, por më ka thënë gjëra të bukura për Milan”.