Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është infektuar me koronavirus.
Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore momentalisht dhe është vetë izoluar në banesën e saj.
Sot në të gjithë vendin janë infektuar 887 persona. Po ashtu ditën e sotme ka rezultuar pozitiv me covid-19 edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.