KLP plotëson vakancën, kush është prokurorja e zgjedhur, anëtarja e re që i zë vendin e Besnik Canit

0
800 0 6012c5c322993

Eloida Goxhi është zgjedhur ditën e sotme anëtare e KLP-së, duke zënë vendin e Besnik Canit.

Ajo ka marrë 104 vota pro dhe do të marrë vendin e lënë bosh nga Besnik Cani, i cili më 27 shkurt 2020 u shkarkua duke qenë se i dolën probleme me pasurine, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Ditën e sotme, Moisi Duda, prokuror i Apelit, mori automatikisht vendin tjetër që ishte bosh. Ndërsa 4 prokurorët e tjerë që ishin në garë për vendin e dytë të lirë ishin:

• Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
• Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
• Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
• Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Artikulli i mëparshëmPërmbytjet/ Peleshi viziton Dajçin: Është dita për punë dhe jo llafe. Vetëm puna e ndal ujin
Artikulli i radhësPlagoset me armë zjarri një 65-vjeçar në Mamurras (Emri)