Plagoset me armë zjarri një 65-vjeçar në Mamurras. Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur i plagosur shtetasi Myslim Lika.
65-vjeçari ka marrë një plagë në dorë dhe është jashtë rrezikut.
Deri më tani nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.