Vrasja e biznesmenit Krasniqi nga i ati, flet xhaxhai i viktimës: Vëllai po shikonte armë që bleu Alberti, por …

0
Vrasja e biznesmenit Krasniqi nga i ati, flet xhaxhai i viktimës:

Sot i është dhënë lamtumira e fundit e të riut, Albert Krasniqi, i cili u vra me armë zjarri dje nga babai tij, Skënderi,  në Prishtinë.

Pas kësaj tragjedie është arrestuar babi i viktimës i cili thuhet se ka njoftuar vetë policinë për krimin e bërë dje rreth orës 17:00.


Ndërkohë pas varrimit, Ismet Krasniqi, xhaxhai i të ndjerit ka thënë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Krasniqi ka thënë, Alberti kishte blerë një armë zjarri, ndërsa babai i tij Skënderi, kishte shkrepur një plumb në drejtim të djalit, ku si pasojë vdiq.

“Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka treguar babës se vet, plumbi ka qenë brenda. Ai, vëllai  se ka ditur çka ka edhe ka shkrepur plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë, por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Ai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë. Edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që ‘babë po du me ble një allti (pistoletë), po çka po të vyen bre babë kjo allti? – i ka thënë i ati. Edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka kërsit alltia edhe e ka vra me një plumb”, tha ai.

“Apel, me pas kujdes se arma është e shejtanit, jo e njeriut. Por për fat të keq rinia e sotme janë mësuar me atë”, shtoi Krasniqi.

Artikulli i mëparshëmAktiviteti i Ndragheta-s në Shqipëri, Çela: Prokurorët mund të nisin hetime kryesisht për çdo fakt penal. Sistemi ka nevojë për rregullime ligjore
Artikulli i radhësYlli Manjani flet me emra dhe bën deklaratën e fortë për zyrtaren e lartë të BE-së: I mbaroi loja! Na kënaqi me gjithë shoqen e saj…