Ylli Manjani flet me emra dhe bën deklaratën e fortë për zyrtaren e lartë të BE-së: I mbaroi loja! Na kënaqi me gjithë shoqen e saj…

0
Ylli Manjani flet me emra dhe bën deklaratën e fortë për

Publikimi në mediat italiane të përgjimeve të Antimafias për disa pjesëtarë të grupit mafioz “Ndragheta”, ku përmenden edhe emra biznesmenësh apo politikanësh shqiptarë, ka ngjallur debate dhe akuza në politikën shqiptare.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan se Komisioni Europian që iku ishte më i dëmshmi për interesin tonë kombëtar për të shkuar drejt perëndimit.

“Kështu, kështuuuu.

Edhe Calaverja iku. Nga drejtoreshë e zgjerimit e paskan çuar drejtore të përkthimit në BE.

Ne na e ndriçoi rrugën e integrimit, jo drejt Brukselit, por drejt Beogradit dhe Ankarasë.

Na kënaqi me gjithë shoqen Romana. Legjitimuan një regjim gangsterësh me pretesktin se Europa po linte mendt për ne.

Skam asnjë dyshim që Komisioni Europian që iku ishte më i dëmshmi për interesin tonë kombëtar për të shkuar drejt perëndimit.

Na përmbysi parime të shenjta të shtet-funksionimit dhs sundimit të ligjit. Zonja Calavera ishte zyrtarja kyçe e mbetur ende në lojë, që ende kontribubte me pasion sipas avazit të ish komisinerëve të BE. Por i mbaroi dhe asaj loja.

Të shpresojmë për diçka vërtetë europiane për ne fakirët e fakirëve të ballkanit”, shkruan Manajni.

Artikulli i mëparshëmVrasja e biznesmenit Krasniqi nga i ati, flet xhaxhai i viktimës: Vëllai po shikonte armë që bleu Alberti, por …
Artikulli i radhësDëmtohet diga e rezervuarit në Tropojë, rrezikohen disa fshatra