Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e fundit të javës, ndërsa një mbështetje po e gjen nga ulja e prodhimit nga Arabia Saudite dhe nga rënia e rezervave të naftës në SHBA.
Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të tjera shenja që mund të tregojnë tendencën e kërkesës dhe ofertës. Ulja e furnizimit të tregut nga Arabia Saudite dhe rënia e rezervave të naftës në SHBA kanë ndihmuar në zbehjen e presionit mbi çmime në kahun e kërkesës, e cila ka qenë e ulët për shkak të infektimeve me Covid-19 dhe kufizimeve të vendosura në shumë vende të botës.
Nafta Brent e Londrës për marsin po tregtohet në rreth 55.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 52.3 dollarë për fuçi. Arabia Saudite pritet të ulë vullnetarisht prodhimin me 1 milionë fuçi në ditë, gjatë shkurtit dhe marsit.
Kjo do të thotë se në total OPEC dhe aleatët e tjerë do të ulin prodhimin me 7.2 milionë fuçi në ditë. Ndër zhvillimet e tjera, Johnson & Johnson pritet të publikojë të dhënat mbi vaksinën kundër Covid-19 javën e ardhshme. Çmimet po gjejnë një mbështetje edhe nga rënia e rezervave të naftës në SHBA me 9.9 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar. Megjithatë, analistët janë të shqetësuar sepse varianti i virusit i zbuluar në Afrikën e Jugut ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Izraeli, po përballet me një rritje drastike të infektimeve të reja, pavarësisht suksesit me vaksinimin e popullsisë.
Bursa për datën 28 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 502.00 | + 4.50 |
DIESEL | 442.75 | – 1.50 |
©aktualitet.al