Arrestohet kapoja i ‘Ndrangheta-s, 1 nga 100 njerëzit më të kërkuar në Itali

0

Kapet një nga bosat e ‘Ndrganghetas’, i cili ishte 1 nga 100 më të kërkuarit në Itali.

Ka përfunduar mbrëmë arratia e Domenico Cracolicit, element i spikatur i ‘ndrineve kalabreze, i kapur nga karabinierët në një shtëpi të izoluar në fshatin Maida në provincën e Katanzaros.

Ai kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit më 19 dhjetor 2019 gjatë operacionit ‘Rinascita-Scott’.

Cracolici figuronte në listën e 100 të kërkuarve më të rrezikshëm në Itali.

Gjatë kohës në arrati ai i shpëtoi arrestimit edhe nga një tjetër operacion, ‘Imponimento’, zbatuar nga Guardia di Finanza, më 21 korrik 2020.

Bosi i arrestuar tashmë gjendet në burgun e Vibo Valentias.

Artikulli i mëparshëm‘Aman se nuk ma mban më’/ Zbardhen përgjimet e kreut të Kadastrës
Artikulli i radhësPse po zhgënjejnë Basha dhe Kryemadhi