Koncensioni i Rinasit te ‘Kastrati’, drafti mbërrin në Kuvend, zgjatet afati nga 22 në 35 vjet

0

Ka mbërritur në Kuvend drafti që zyrtarizon kalimin e Aeroportit ndërkombëtar te Rinasit në pronësi të “Kastrati Group”. Sipas relacionit të projektligjit për marrëveshjen e kalimit të koncesionit te kompania shqiptare, parashikohet një investim me vlerë 99 milionë euro, reduktim i tarifave për qytetarët (20% për të rritur dhe 40% për fëmijët).

Në draft thuhet ndër të tjera se do te zgjatet edhe marrëveshja e koncesionit nga 22 në 35 vjet si dhe do të bëhen ndërhyrje për modernizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në Aeroport.

Më konkretisht, parashikohet zgjatim i pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit si dhe investime të tjera shtesë./ Tch

Artikulli i mëparshëmSa fëmijë ke? Krasniqi shpërtheu në vaj kur u pyet në gjykatë, avokati zbulon detajet e vrasjes
Artikulli i radhësShifrat mbeten të larta/ 896 raste të reja me Covid në Shqipëri, 8 jetë të humbura