Një pikturë e artistit të madh italian të Rilindjes, Sandro Botticelli u shit për 80 milionë dollarë në një ankand në internet, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby’s në një postim.
Çmimi, i cili arriti në 92,2 milionë dollarë bashkë me taksat, ishte një rekord për shitjen në ankand të një vepre nga Botticelli (1445-1510).
Sotheby’s nuk e ka emëruar blerësin.
Shtëpia e ankandeve theksoi ”se portreti, i cili përshkruan një të ri me origjinë të panjohur, konsiderohet si një nga pikturat më domethënëse të Rilindjes në duart e individëve.
“Një nga portretet më domethënëse të çdo periudhe që është shfaqur ndonjëherë në ankand dhe një vepër që përcakton Rilindjen fiorentine arrin në 92,2 milionë dollarë”, shkroi në Twitter Sotheby’s.