“Black Lives Matter” propozohet për Çmimin Nobel të Paqes

0

Lëvizja “Black Lives Matter” është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për ndikimin që pati në ngritjen e vetëdijes për racizmin në të gjithë botën. Mbas një vere të trazuar në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së George Floyd, që u shoqërua me protesta e deri në konflikte të dhunshme, grupi u vlerësua për ndryshimin që solli në ndërgjegjen kolektive. Demostratat shpërthyen pas vrasjes së Floyd në 25 maj, ndërsa protestuesit e “Black Lives Matter” dolën në rrugë duke kërkuar të drejtat e tyre.

Më shumë se 90% e protestave të kësaj lëvizjeje nuk shkaktuan dëm serioz për njerëzit ose pronat publike. Nga Portland në Minneapolis në Kenosha, Washington DC dhe New York, demonstruesit përplaseshin me policinë nga agimi deri në perëndim të diellit, ndërkohë që marshimet kryesore ishin shpërndarë. BLM u themelua në vitin 2013, në përgjigje të shfajësimit të vrasësit të Trayvon Martin, George Zimmerman. Që nga ajo kohë është rritur në një lëvizje ndërkombëtare të strukturuar.

Artikulli i mëparshëmKQZ cakton 140 milionë lekë për partitë për 2021, zbulohet shuma që do përfitojnë PS, PD dhe LSI (FOTO)
Artikulli i radhësCovid-19/Merkel: Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet