Pas fitoreve të Milan e Juve, edhe Inter përgjigjet prezent. Në javën e 20 të Serie A skuadra e Conte mposhti Beneventon 4-0 e mbetet -2 nga kuqezinjtë e +5 nga bardhezinjtë (me një ndeshje më pak). Në San Siro ndeshja u bë menjëherë e thjeshtë për zikaltrit. Në pjesën e parë një autogol i Improta (7′) zhbllokoi ndeshjen, pastaj në të dytën Martinez (57′) dyfishoi e Lukaku (67′ e 78′) mbylli ndeshjen me një dygolësh.
Conte zbriti në fushë me katër inovacionet e planifikuara në prag: prapa Ranocchia me De Vrij që pushoi, ndërsa në regji Eriksen në vend të Brozovic, me Gagliardinin – i preferuar ndaj Vidal – e Perisic si mesfushor i majtë në vend të Young. Ndryshime që nuk e penguan Inter ti përgjigjet Milan e Juventus, me një 4-0 pa histori kundër Beneventos. Tre pikët erdhën përmes një devijimi të pafat (të Improta në të 7’ pas një goditje dënimi të një Eriksen brilant). Rikthimi i Lautaros, në gol në minutën e 57’ pas gjashtë ndeshjesh pa shënuar – mes Serie A e Kupës së Italisë –e dygolëshi i Lukakut nuk i lanë asnjë shans të besuarve të Inzaghit.
Kështu Conte (i skualifikuar për dy ndeshje, në pankinë ishte asistenti Stellini) merr maksimumin nga një ndeshje jo vecanrëisht impenjative në nivel energjish e në të cilën mundi ti japë një shans nga minuta e parë atyre që kishin nevojë të luanin. Në fund, në klasifikimin lart nuk ndryshon asgjë me Inter që mbetet -2 nga Milan e mban larg Juventus. Benevento, ndërkohë, mbetet në kuotën e 22 pikëve në vendin e 12.