Gjykata e Lushnjes ka dhënë sot masat për Kristjana Beqirin dhe të dashurin e saj Julian Kiptiu, të cilët u futën në shtëpinë e 64 vjeçares, Lume Zela, për ta grabitur.
Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” për Kristjana Beqirin 16-vjeç, dhe masën ‘arrest me burg’ për 20 ditë, për Julian Kiptiun, 18-vjeç. Kujtojmë që ditën e djeshme 16-vjeçarja, ka trokitur në derën e Lume Zela, e cila jetonte e vetme për t’i kërkuar ndihmë pasi ishte e sëmurë.
Pasi e moshuara e ka futur brenda, ajo e ka spërkatur me spraj lotsjellës dhe ka filluar të kontrollojë shtëpinë për të vjedhur sende me vlerë. Më pas 16-vjeçarja është ndihmuar nga i dashuri i saj 18-vjeçar për t’u larguar nga banesa.
Mësohet se 16-vjeçarja është Kristjana Beqiri një personazh i njohur i rrjeteve sociale si “Tik Tok” dhe “Instagram”.
Madje ajo ka marrë pjesë edhe në disa video-klipe të këngëtarëve të njohur shqiptarë, si Stine.