Ishte një derbi për tu harruar dhe Milani dëshmon se e ka asimiluar atë në mënyrën e duhur. Impakti ndaj ndeshjes është si një Milan i vërtetë, një ekip i vetëdijshëm për mundësitë e tij. Padron i fushës, krijues pavarësisht nga mungesa e Calhanoglu, në gjendje të ndërtojë mundësi me të gjithë lojtarët në repartin e sulmit. Me përjashtim të një sulmi fillestar nga Tomiyasu që përfundoi me një krosim të pasaktë, gjysma e orës së parë ishte krejtësisht kuqezi. Dhe të besuarit e Piolit kishin të paktën katër raste për të shënuar.
Asistin me takë të Leaos, Rebic e shpenzoi me një goditje të dobët, ndërsa Theo Herrnandez u ndal vetëm nga traversa në goditjen e dënimit (prekur nga Skorupski), pa harruar daljen shpëtimtare të portierit të Bolonjës ndaj Ibrahimovic, i nxjerrë para portës nga Leao. Suedezi tentoi edhe me një goditje të dyfishtë nga fare pranë portës, gjëra që Ibra i bën me lehtësi, por këtë here Skorupski bllokoi instinktivisht. Por pikërisht atëherë ekziston penalltia dhe një histori për tu treguar.
Një penallti e akorduar me VAR, pasuar nga protesta të gjata, që nuk e ndaluan Ibrahimovic të marrë topin për të goditur. Emblematike thirrja e Mihajlovic për portierin e tij: “Mos ki frikë se nuk di t’i gjuajë gjithsesi”. Nuk e ka keq, sepse suedezi gjuan si një lojtar i keq dhe jo si një kampion që është. Skorupski e pret, por Rebic gjen kohën e përsosur për të shënuar avantazhin. Milani pas kësaj i jep shumë hapësirë Bolonjës, por jo më parë se Ibrahimovic të fitojë një tjetër penallti, që këtë herë nuk gabohet nga Kessie, duke e bërë rezultatin përfundimtar të ndeshjes pothuajse të pakthyeshëm.
Bologna arrin të kthehet në lojë, por nuk ka fuqi të bëjë më shumë se kaq. Gjithçka buroi nga një iniciativë e gabuar e Theo Hernandez, që favorizoi golin e Polit. Bolonja hodhi veten përpara më shumë me zemër sesa me ide, por më pas Milani kthehet të vendosë diktatin dhe të marrë tre pikë vendimtare në shtëpi.