Rama në Korçë: Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë e më thotë mua sa e bukur ajo Gjirokastra

0

Nga fshati Dardhë i Korçës, kryeministri Edi Rama bëri ironi me opozitën por edhe me personat që sipas tij para pandemisë, nuk kishin vizituar ende shumë qytete të Shqipërisë dhe këtë vit e kanë njohur vendin e tyre më nga afër.

“Më e keqja është pas krahëve, kjo pandemia i ndihmoi shumë njerëzit të njohin Shqipërinë se i shikonin nga televizori’.

Rama tregoi dhe një episod me të cilin ishte përballur këtë vit në Përmet, ku kishte takuar një personalitet shqiptar por që jeton jashtë vendit.

“S’dua të përmend emra, një personalitet shqiptar që jeton jashtë e takoj në Përmet edhe kishte ardhur me familjen atje, gjatë kohës së verës që s’kishte ku shkonte, edhe më thotë mua “Edi, sa e bukur qenka Shqipëria. Shyqyr që ra ky Covid që po shoh Shqipërinë dhe po mahnitem, kam ardhur me familjen e këta të mitë më thonë ça është kjo”Kupton ti, s’e kishte parë kurrë Përmetin ai. Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë e më thotë mua sa e bukur ajo Gjirokastra…I thashë janë bërë, po ti në emision vetëm me përgjime. E ka filluar ka bërë emisione që ka nxjerrë në pah ça është bërë. Zbuluan Shqipërinë analistet e opinionistët, se gjëja e parë merr avionin dhe ik”, tha Rama.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se me përfundimin e disa projekteve që janë në zbatim për rrugët që lidhin Korçën me Borshin, distanca do të shkurtohet deri në 3 orë e gjysmë.

“Nga Korça në Borsh që sot i biem si Magelani nga 6 orë e gjysmë bëhet për 3 orë, e tre orë e gjysmë, se më shumë kanë shkuar frekuentuar bregdetin në Kalkidhiki se sa në Borsh, se infrastruktura ka qenë shumë e keqe, përfitimi do jetë i dyanshëm”, tha Peleshi.

“Mos fol më tani se sa më shumë flet për këtë aq më shumë u ngrihen nervat ata që dëgjojnë në Tiranë, nga ata të grupit parlamentar, me Korçën e kanë, si ka mundësi thonë që na u bë Korça…pse do mërzitesh ti se kjo s’është nam që ka dalë kot, kjo ka një bazë. Këtu cështja është zgjerohet gjëja, se vijnë njerëzit në Korcë, por mbetet e limituar. Nëse të vish në Korcë e të dalësh në Përmet e anasjelltas është shpërthim i madh, tani po shoh që dashkemi me dalë dhe në Borsh”, u shpreh Rama.

Artikulli i mëparshëmParalajmërimi i IGJEUM, qarqet ku sot pasdite do të ketë reshje intensive
Artikulli i radhësLushnje/ Del para gjykatës 16-vjeçarja me të dashurin që grabitën të moshuarën