Gazprom planifikon të fillojë punimet për “Nord Stream 2” gjatë këtij viti. Bursa për datën 16 Shkurt 2021

0

Gjigandi rus i gazit, Gazprom ka në plan të nisë punimet për gazsjellësin e diskutueshëm të gazit natyror Nord Stream 2 gjatë këtij viti, njoftoi të enjten agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një fjalim të një ekzekutivi të Gazprom gjatë një forumi energjitik, në Rusi.

Muajin e kaluar, Gazprom u tha se kishte paralajmëruar investitorët se projekti Nord Stream 2 mund të pezullohej ose të ndërpritet plotësisht për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, duke përfshirë “presionin politik”.

Gjermania gjithmonë e ka parë projektin e drejtuar nga Rusia nga një këndvështrim ekonomik, ndërsa Shtetet e Bashkuara, disa vende evropiane, përfshirë vendet balltike, Polonia dhe Bashkimi Evropian (BE), kanë shprehur shqetësim në lidhje me Rusinë duke përdorur shitjet e gazit dhe resurset e saj natyrore si një mjet për presion politik.

Gjatë muajve të kaluar, SH.B.A. ka shtuar sanksionet kundër ofruesve të shërbimeve dhe mjeteve financiare të përfshira në ndërtimin e Nord Stream 2 në një përpjekje të re për të parandaluar përfundimin e projektit. Ka ende një pjesë të gazsjellësit që do të vendoset në det në ujërat daneze, por SHBA tani po synon të godasë me sanksione këdo që ndihmon përfundimin e projektit në çfardo lloj mënyre.

Muajin e kaluar, Administrata Trump vendosi sanksione ndaj anijeve ruse që punonin për vendosjen e tubave të Nord Stream 2, ndërsa disa kompani perëndimore thuhet se kanë braktisur lidhjet me projektin nga frika e sanksioneve.

Presidenti Joe Biden “vazhdon të besojë se Nord Stream 2 është një marrëveshje e keqe për Evropën,” tha sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë në fund të janarit.

“Ne jemi të vetëdijshëm që administrata e mëparshme vendosi kufizime të reja në aktivitetet në lidhje me gazsjellësin sipas Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare dhe ne do ti rishikojmë ato masa,” tha Psaki.

Ndërkohë, Dmitry Medvedev, ish kryeministër dhe tani Zëvendës Kryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha në fillim të këtij muaji se Rusia mund t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit ndërkombëtar, për të mbrojtur interesat e saj në projektin Nord Stream 2.

Bursa për datën 16 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA563.75– 8.25
DIESEL503.50– 7.00

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmEmërohen krerët e Prokurorive në disa rrethe (Emrat)
Artikulli i radhësDënimi ‘Becchetti’/ Shqipëria braktis gjyqin, Ambasada refuzon të shkojë në gjykatë