Vettingu në polici, merret vendimi për ish-drejtorin e Policisë së Tiranës Ardian Çipa

0
Vettingu në polici, merret vendimi për ish-drejtorin e Policisë

Konfirmohet në detyrë ish drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ky vendim është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimi. Konfirmohet në detyrë ish-drejtori i Policisë së Tiranës dhe ish-kandidat për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardian Çipa.

Ish kandidati i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një karrierë të gjatë në policinë e Shtetit, Ardian Çipa iu nënshtrua filtrimit në kuadër të vettingut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit evidentoi probleme me kriterin e aftësive profesional,e ndërsa rezultoi i pastër në atë të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Ardian Çipa, ish drejtor në disa poste të rëndësishme në policinë e shtetit dhe kandidat për byronë kombëtare të hetimit, i skualifikuar nga gara pas testit të poligrafit është përballur të enjten e kaluar me procesin e vettingut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit evidentoi probleme në kriterin e aftësive profesionale ndërsa për kriterin e pasurisë dhe kontrollit të figurës rezultoi i pastër.

Trupa gjykuese evidentoi s’kualifikimin në garën e BKH-së, pasi pas testit psikologjik dhe të poligrafit, janë shfaqur situata emocionale. Për këtë vetë Çipa tha se nuk është në dijeni të raportit për s’kualifikimin e tij.

KJV gjithashtu u shpreh për një ngjarje të vitit 2000 ku është përfshirë në një sherr së bashku me kolegun e tij efektiv policie. Për këtë është pezulluar nga detyra dhe është rikthyer 3 muaj më vonë, ndonëse gjykata nuk ishte shprehur ende por në përfundim të gjykimit rezultoi i pafajshëm.

Në adresë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, kanë mbërritur 6 denoncime për subjektin, me objekt shkelje në ushtrimin e detyrës, gjatë shërbimit tek drejtoria e mbrojtjes së dëshmitarëve. Pas këtyre denoncimeve janë kryer auditime dhe kontrolle të befasishme, ku janë evidentuar shkelje administrative si shpenzime përtej në sektorin ku drejtonte Çipa.

Ky i fundit u shpreh që ka marrë masa ndaj efektivëve që kanë shkelur detyrën, ndërsa auditimet i quajti të kryera në kundërshtim me ligjin për shkak të mbrojtjes së dëshmitarëve. Një tjetër episod që komisioni bëri publik ishte dhe humbja e 28 dokumenteve sekrete në vitin 2016, për të cilat Çipa tha se institucioni nuk ka qenë në varësi të tij.

Gjithashtu trupa e gjyqtarëve evidentoi dhe mungesën e gradës në vitin 2013, kur Çipa është emëruar nga ish-ministri Tahiri në krye të drejtorisë së policisë Tiranë.

Për pretendimet e ngritura nga komisioni, Çipa dorëzoi disa dokumente shtesë, të cilat do të merren në shqyrtim para dhënies së vendimit.

Aktualisht Çipa mban postin e përgjegjësit në departamentin e drejtorisë së formimit të vazhdueshëm në akademinë e sigurisë, ndërsa më herët ka mbajtur pozicionin e drejtorit të policisë së Tiranës, zv drejtorit të policisë së shtetit, mbrojtjes së dëshmitarëve dhe në disa komisariate të kryeqytetit.

Artikulli i mëparshëmPartia Demokratike në zi! Vdes papritur në moshën 44-vjeçare kryetari i PD-së së Sarandës
Artikulli i radhësVazhdon tensioni i lartë mes dy shteteve/ Kokëçarje për grekët në Egje, Turqia shpik dronin detar që shkatërron çdo anije, bëhet fjalë për investime kolosale. Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja