Detaje të reja nga arrestimi i mjekut Edvin Prifti, SPAK i gjen bllokun me emrat e pacientëve dhe paratë që u ka marrë

0
Detaje të reja nga arrestimi i mjekut Edvin Prifti, SPAK i gjen bllokun me

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i mjekut Edvin Prifti. SPAK i ka gjetur bllokun me shënime ku shkruante të gjithë emrat e pacientëve dhe lekët që u merrte për operacionet.

Sipas informacioneve për Report Tv, një ndër provat e sekuestruara të SPAK gjatë hetimit janë edhe shënime ku ishin shkruar emrat e pacientëve dhe lekët që ata i kishin dhënë.

Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit.

Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milion lekë, pasi emri i doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Po ashtu, mësohet se në SPAK kanë mbërritur edhe 3 denoncime të reja për mjekun, të cilat po hetohen.

Artikulli i mëparshëmModeratorja e njohur shqiptare riinfektohet me Covid-19
Artikulli i radhësPo shkonin të rregullonin një defekt, makina e OSHEE bie në lumin Drino, vdesin dy elektricistët! Polumbarët i nxjerrin me vështirësi