Deklarata e Erdoganit kundër Mitsotakis ngre pikëpyetje në Athinë, në një kohë kur në Turqi është propozuar një datë për rinisjen e kontakteve kërkimore dhe pritet përgjigja.
Sipas Protothema, me një gjuhë “ngacmimi”, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi që homologu grek Kyriakos Mitsotakis të anulojë programin e armatimit të nisur nga Athina, kërkoi çmilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe kërcënoi se përndryshe Greqia ” do të njihte mirë turqit e çmendur “.
“Çfarë ndodhi dhe a u bë Erdogan mashtrues? A është kuptimi që Forcat e Armatosura Greke po përpiqen të ringjallin arsenalin e tyre dhe të forcojnë fuqinë e tyre parandaluese? Si mund të shpjegohet … fizarmonika e deklaratave të udhëheqjes politike turke, e cila menjëherë duket se zgjat dorën e miqësisë dhe kërkon pajtimin, për t’u transformuar brenda një minimum prej 24 orësh, duke kërcënuar dhe kërkuar nga udhëheqësit politikë në Greqia të ndalojë edhe vizitat në ishujt afër kufirit me Turqinë, sikur të ishin zona të dominimit të diskutueshëm?,“-thuhet në median grek.
Në korridoret e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në Pallatin Maximos, kanë filluar të përhapen teori të ndryshme, në lidhje me çfarë po kërkon dhe çfarë po bënë Erdogan.
“Ne u kemi sugjeruar Turqve data për rinisjen e kontakteve kërkimore dhe po presim një përgjigje. Sa herë që ai është nën presion nga amerikanët, sulmon Greqinë për të ushtruar presion,”-ka thënë një një zyrtar qeveritar.
Po ashtu kryeministri grek është përgjigjur, se vendi do ta zgjidhi këtë me qetësi, por askush nuk e mohon dot fuqinë e vendit.
“Ne duam të flasim me Turqinë me një humor të mirë, por askush nuk mund ta mohojë kurrë se fuqia parandaluese e vendit tonë është shumë e fortë,”-ka thënë kryeministri grek.
Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje, por tashmë është kthyer në port.