Prej 2 javësh i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’, COVID-i i merr jetën 31-vjeçarit nga Elbasani! S’vuante nga sëmundje të tjera

0

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e të rinjve. Paraditën e sotme një 31-vjeçar i infektuar nga pandemia e COVID-19 ka ndërruar jetë.

31-vjeçari ishte shtruar në spitalin COVID-2 në Tiranë prej rreth dy javësh për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Megjithatë nuk është raportuar se vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. I riu ka ndërruar jetë rreth orës 06:00 të mëngjesit sotëm dhe do të përcillet në banesën e fundit në orën 16:00.

Vetëm pak ditë më parë, nga pandemia e koronavirusit ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare Julian Buzo, montazhier në Klan Tv, duke rënduar bilancin e të rinjve që kanë ndërruar jetë nga pandemia.

Jo më larg se dy ditë më parë, ndërroi jetë edhe një 9-vjeçar. Agresivitetin e COVID-19 tek moshat e reja ekspertët e lidhin  me variantet e reja të këtij virusi që duket se kanë hyrë në Shqipëri, edhe pse ende nuk është konfirmuar asnjë rasti i tillë. 

Artikulli i mëparshëmQeveria “shkrin” SHÇBA-në, ngrihet Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në varësi të kryeministrit Edi Rama
Artikulli i radhësEnde pa fajtor! Vrasja e Santiago Malkos, babai nuk përmbahet në GJKKO