Basha: Do të hartojmë një kuadër të ri ligjor që do t’i japë fund problemit me pronat

0

Lideri demokrat, Lulzim Basha deklaroi se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të hartohet kuadri ligjor i konsoliduar që i jep zgjidhje problemeve me pronat.

Teksa prezantoi sot programin e pronave, kreu i PD-së tha se do të respektohen vendimet e formës së prerë administrative apo të dhëna nga gjykatat.

Sipas Bashës, PD do t’i japë fund abuzimit me pronën në favor të një investimi publik. Mes të tjerash Basha tha se do të krijohet një agjencie ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private, e cila sipas tij do të bëjë dhe kontrollin antikorrupsion.

“Vlera e parë, është vlera e patjetërsueshme e pronës. Ne besojmë tek prona si themel i organizimit shoqëror. Ne besojmë tek familja, ne besojmë tek liria. Familja, prona dhe liria të lidhura të treja bashkë janë themeli I një shoqërie të shëndetshme, e cila në harmoni arin të realizoj potencialin e saj të plotë. Familja, prona dhe liria janë tre shtylla rreth të cilave është ndërtuar progresi i jashtëzakonshëm i vendeve të BE-së të cilët dëshirojmë ti përkasim dhe drejt të cilit për fat të keq po largohen sot shqiptarët me ritme si asnjëherë më parë në të paktën dy dekada e gjysmë. Prona dhe liria janë të lidhura, natyrisht dhe familja është e lidhur me to. Më lejoni fare shkurtimisht të prezantoj para jush qëndrimet tona sa I përket programit politik të Partisë Demokratike dhe zbatimit të këtij programi pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ky program është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e pronarëve të ç’pronësuar dhe sot dua të konfirmojmë angazhimin tonë për realizimin dhe përmbushjen e parimeve referuar detyrimeve kushtetuese sa më poshtë: t’i jepet fund debatit të pa drejtë të gjatë dhe hipokrit mbi pronat dhe krimit të menjëhershëm të një sistemi dhe mekanizmi të besueshëm që do të shërbejë për këtë qëllim. Ne do të sigurojmë që procesi i trajtimit të çështjeve të pronës do të jetë transparent dhe do të jetë më efiçensë të plotë ndaj pronarëve dhe interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Ne do të abrogojmë ligjin aktual të pronave dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi që janë të pandershme dhe do të nismën për hartimin e një kuadri ligjor të konsoliduar që jep zgjidhje çështjes së trajtimit të pronësisë. Shfuqizim tërësor I ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe akteve nënligjore sa I takon përfundimit të procesit kalimtarë të trajtimit të pronës. Kuadri i ri për çështjet e pronësisë do të jetë guri i themelit mbi t cilin do të ngrihet trajtimi nga qeveria karshi pronës private të pakthyer, pronës private të individit dhe pronës publike të nëpërkëmbur. Në emër të Partisë Demokratike angazhohem se kuadri I ri ligjor do të reflektojë reflektimin e parimeve themelore ku prioritetet do të jenë: kthimi I pronës, kompensimi fizik, pra në natyrë I pronës dhe… apo pjesa marrje me obligacione në fondet e investimeve publike sipas marrëveshjes me pronarët e shpronësuar. Garantimi dhe respektimi I titujve të pronësisë referuar një vendimi I formës së prerë administrative apo gjyqësor, të cilët në asnjë rast nuk do të preken pa një proces të rregullt ligjor. Garantimi I ekzekutimit të veprimeve përfundimtare të kompensimit të pronës të pa ekzekutuara duke ju referuar zërit kadastra të përcaktuar në to. Përfshirja në fondet e kompensimit fizike të pronave të konfiskuara për efekt të ligjit anti-mafia përfshirë edhe rastet e kontratave PPP apo koncesioneve korruptive. Kërkesat e pa trajtuara do ti nënshtrohen ligjit në kohën në fuqi në kohën e depozitimit të kërkesës në agjenci, ndërsa ekzekutimi do të kryhet në të njëjtën skema si rastet e ekzekutimit të vendimeve të tjera përfundimtare. Kërkesat e reja që nuk janë paraqitur më parë do të trajtohen në frymën e ligjit të ri. Pronarët do të shkarkohen nga kostot administrative si dhe tarifat dhe taksat gjyqësore në proceset administrative dhe gjyqësore të cilat do të mbarten nga shteti. Ne jemi të bindur që drejtësia është në themelin e çdo veprimi të mirëqeverisjes ndaj angazhohemi që të rishikojmë hartën e vlerës së pronës që do të jetë unike për të gjitha rastet e trajtimit të pronës. Ne angazhohemi që në përfundimin e procesit të legalizimit të filluar prej vitesh duke i garantuar pronarëve kompensimin e plotë dhe të drejtë të pronës, të bëjmë të mundur plotësimin e një prej objektivave të këtij ligji. Fondi i kompensimit të legalizimit do të jetë më vete, në zbatim të ligjit të pronës. Sot shqiptarët zotërojnë prona që nuk janë të sigurta. Sot shqiptarët janë në akthin dhe pasigurinë se prona e tyre keqpërdoret nga qeveria e cila ka ndërtuar me vetëdije, me plan një sistem kaotik për qëllime përfitimi të një grupi të vogël njerëzish ortakësh të kryeministrit dhe një grushti pushtetarësh. Ne angazhohemi se do të rregullojmë kuadrin ligjor në lidhje me ato raste të interesit publik që preken në mënyrë të qartë dhe shteruese, duke përcaktuar njëherë e mirë kriteret vlerësuese për kompensimin e pronës për investime të tilla publike ne besojmë se do ti jepet fund abuzimit me pronën në kurriz të një investimi publik dhe në këtë kuadër angazhohemi për rishikimin e ligjit përkatës i cili ka hapur të gjitha hapësirat për abuzivizëm në kurriz të pronarëve të ligjshëm dhe zbatimin e të gjitha parimeve kushtetuese dhe detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të Konventës Europian të të Drejtave të Njeriut për shenjtërinë e pronës private. Po kështu si pjesë e angazhimit tonë është edhe ndërtimi i një sistemi të rregullt për ti dhënë fund kaosit kadastra i cili pamundëson vërtetimin ligjor të pronës për qytetarët shqiptar të cilët e kanë të pa mundur ta përdorin këtë pronë si kolateral apo të fitojnë të ardhura prej pronës duke penguar vendin vit për vit që të përfitoj miliona nga tregu madje duke shkaktuar humbje të cilat përllogariten sipas institucioneve ndërkombëtare në qindra milionë euro dhe dhjetëra mijëra vende pune të humbura si rezultat i këtij kaosi me regjistrimin e pronave. Tregu i pasurive të paluajtshme është në zgrip të dështimit për shkak të procedurave të vështira, të komplikuara, jo transparente dhe të tejzgjatura të regjistrimit. Qytetarët janë pamundësuar të ekzekutojnë të drejtën e tyre themelore. Pronarët janë penguar të bëjnë transaksione me pronën e tyre, një liri themelore dhe antike sa vetë qytetërimi. Prona dhe liria ecin dorë më dorë me njëra tjetrën. Prona nuk mund të kuptohet pa lirin po as liria nuk mund të kuptohet pa pronën. Pasuritë e paluajtshme në këtë mënyrë janë kthyer në një makth në vend që të ktheheshin në një burim atraksioni për investimet e brendshme dhe të huaja. Ndaj ne angazhohemi në përfundimin e procesit të konsolidimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe krijimin e një harte unike kadastrave me mbulimin në gjithë territorin e vendit dhe finalizimin e regjistrimit të titujve të pronësisë. Ashtu si për çdo fushë tjetër edhe në këtë fushë qytetarët shqiptarë përballen me sorollatje nga një zyrë në tjetrën me arrogancën e pushtetin, me mungesën e koordinimit ndër institucional, me mohimin flagrant dhe harbut të së drejtës elementare të informimit dhe me korrupsionin në çdo nivel të administratës ku përballen për të zgjidhur çështjet e tyre të pronësisë. Me reformën tonë të derregullimit do t’i japim fund një situate paradoksale. Mbi një mijë zyrtarë të shtetit mbajnë në xhep vula dhe kanë të drejtën e firmës për gjithçka që ka të bëjë me jetën e shqiptarit, që nga momenti që del nga shtëpia deri në momentin kur hyn në shtëpi, madje edhe brenda shtëpive të tyre. Ne do ti japim fund sorollatjes të qytetarëve nëpër zyrat e shtetit, në kërkim të të drejtave të tyre legjitime të pronësisë të cilat shteti as nuk mund t’i tjetërsojë, as t’i fshehë, as t’i dhunojë, por ka detyrën ti garantojë. Në fokus do të jetë koordinimi i institucioneve shtetërore që merren me pronën si dhe thjeshtësimi në përputhje me praktikat më të avancuara Europiane i procedurave në lidhje me çështjet e pronës dhe reduktimi me qëllim zhdukjen e nivelit galoponte të korrupsionit që është një nga motivet kryesore pse kemi mbërritur në këtë pikë. Krijimi i një agjencie ombrellë që përfshin të gjitha agjencitë që kanë në fokus pronën private dhe publike dhe kontrolli antikorrupsion brenda kësaj agjencie, adresimi i çështjeve të abuzimit me pronën në SPAK duke e kthyer tek pronari i ligjshëm, janë prioritete të qeverisjes tonë të ardhshme. Dua ta mbyll duke ju garantuar të gjithë pronarët e shpronësuar, gjithë pronarët e ligjshëm, shoqatat e pronarëve se Partia Demokratike do të bashkëpunojë ngushtësisht me ju dhe me përfaqësuesit tuaj në zbatimin e këtij programi politik, në hartimin e masave dhe vendimeve që kanë lidhje me çështjet e pronësisë duke e mbajtur të informuar njëri-tjetrin me një dialog të vazhdueshëm për çdo iniciativë që do të ndërmarrim deri në zgjidhjen përfundimtare sipas angazhimeve të sipërpërmendura të cilat i keni edhe më të detajuara në programin e hartuar nga grupi ynë i ekspertëve në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve.”, tha Basha.

Artikulli i mëparshëmZyrtare, Suning e mbyll me futbollin në Kinë, dridhet Inter: “Aktiviteti i çdo skuadre do të ndalojë”
Artikulli i radhësRama tregon se si do të ndërtohet skuadra e tij garuese në zgjedhjet e 25 prillit