Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot për menaxhimin e pandemisë dhe nivelin e ulët të ndihmave që janë dhënë për të kapërcyer situatën e rëndë të krijuar nga COVID-19 në Shqipëri.Ai shtoi në rrjetet sociale se vendi ynë është i fundit në Europë sa i takon ndihmës ekonomike të dhënë ndaj qytetarëve.“100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si renditet Shqipëria për ndihmën ndaj familjeve dhe bizneseve të prekura nga pandemia? Përgjigja: Paketa e ndihmës anti-covid e Shqipërisë është më e ulëta në Europë”, shkruan Basha në Instagram.