Juventus me bilanc negativ: 113,7 milionë euro humbje gjatë gjysmës së parë të sezonit

0

Humbja e regjistruar nga Juventus në gjysmën e parë të vitit 2020-21 është 113.7 milion euro. Shifra është zbuluar nga raporti financiar gjashtëmujor më 31 dhjetor 2020 i miratuar nga Këshilli i Administrimit të klubit të Juventusit, të mbledhur sot nën presidencën e Andrea Agnellit. Gjysma e parë e vitit financiar 2020/21 u mbyll me një humbje prej 113.7 milion euro, krahasuar me humbjen prej 50.3 milion euro në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Për bardhezinjtë, ashtu si për klubet e tjera, kanë peshuar humbja e të ardhurave për shkak të pandemisë që ngadalësoi të gjithë sektorin.

Nga rezultati i semestrit derivon edhe reduktimi i kapitalit neto të Grupit, që në 31 dhjetor 2020 arriti në 125.5 milion €, kundrejt 239.2 milion të 30 qershorit 2020. Rritja e humbjes në gjysmën e parë të vitit është kryesisht i atribuueshëm, specifikon Juventus, me uljen e të ardhurave për 64 milion euro, që lidhen me të ardhurat më të ulëta nga menaxhimi i të drejtave të lojtarëve (55 milionë) dhe me efektet që i atribuohen drejtpërdrejt pandemisë në të ardhurat nga ndeshjet dhe shitjet e produkteve, licencave dhe të tjerave (39 milionë në total); këto efekte negative u kompensuan pjesërisht nga të ardhurat më të larta për të drejtat e televizive (27 milionë, që lidhen me numrin më të lartë të ndeshjeve të kampionatit të luajtura në gjysmën e vitit në fjalë). Për sa i përket të ardhurave, Juventus raporton rritje të lehtë të të ardhurave nga sponsorizimet dhe reklamat, si dhe rritjen e të ardhurave nga tregtia elektronike (+ 60%), e cila pjesërisht kompenson rënien e pashmangshme të të ardhurave përmes kanalit fizik të dyqanit.

Borxhi financiar neto ka arritur në 357.8 milion €, një përmirësim prej 27.4 milion € krahasuar me 30 qershor 2020 falë flukseve pozitive nga operacionet (+ 16.2 milion €) dhe arkëtimet në lidhje me Fushatat e Transferimit (+46.2 milion neto, nga të cilat 55.2 milion euro që rrjedhin nga shitja pa rekurs të arkëtueshmëv drejt klube të huaja të futbollit).

Artikulli i mëparshëmRama: Nesër mbërrijnë në Shqipëri 15000 mijë vaksina nga Pfizer
Artikulli i radhës“Pashë fotot e Kobe të vdekur”: Skandali i detajeve të gjyqit të Vanessa kundër policisë së LA