Paulo Dybala nuk ka rinovuar ende me Juventusin dhe largimi në fund të sezonit duke gjithnjë e më i mundshëm.
Një nga klubet që dëshiron shërbimet futbollistit 27 vjeçar, është PSG. Klubi francez është i gatshëm të përfshijë një nga lojtarët e tyre në operacionin për të mbyllur marrëveshjen.
Pochettino e sheh Dybalan si idealin përmirësuar vijën e sulmit, një profil lojtari që aktualisht nuk ekziston në skuadrën franceze. I sakrifikuari do të ishte një tjetër argjentinas, Mauro Icardi, i cili do të kthehej në Itali për t’iu bashkuar skuadrës së Pirlos.
Nëse gjithçka vazhdon si më parë, Dybala nuk do ta rinovonte kontratën, e cila përfundon në 2022, duke e detyruar Juventusin të negociojë largimin e tij këtë verë. Icardi dëshiron të kthehet në Itali dhe Juventusi është zgjedhja e tij. Fjala e fundit do të jetë lojtari të bardhezinjëve.