Kuvendi zgjedh Leka Bungon si kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së

0

Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro Leka Bungon, kryetar të Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar.

Po ashtu Kuvendi miratoi me 83 vota pro aktin Normativ nr. 4, datë 5.2.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020″, për buxhetin e vitit 2021.

U miratua edhe akti normativ që i jep Komisionit Qendror të zgjedhjeve 2.42 miliardë lekë për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke qenë se KQZ e kishte të pamundur ta përballonte nga buxheti i saj këtë teknologji, buxheti i shtetit bën shtimin me 2.42 miliardë Lekë, për të financuar projektin “Për identifikimin elektronik të zgjedhësit”.

Një ligj tjetër qe mori shumicën e votave në Parlament ishte ligji “Për disa shtesa për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar”.

Artikulli i mëparshëmShfuqizohet fletëarresti për Rodoiçic, LVV reagon ashpër: Keni liruar një person që sfidon sovranitetin e Kosovës
Artikulli i radhësPublikohet trailer i intervistës “tronditëse” të Meghan dhe Harry