Qeveria tjetër koncesion 2 muaj para zgjedhjeve, do kushtojë 100 mln € për 10 vjet

0

Dy muaj përpara zgjedhjeve, qeveria nuk ndalet në dhënien e koncesioneve, këtë herë në sektorin e hidrokarbureve. Për hir të procesit të fiskalizimit qeveria ka prodhuar një koncesion për karburantet. Vendim është marrë në 24 dhjetor por është publikuar dy muaj më pas në fletoren zyrtare dhe përcakton kriteret dhe kushtet e këtij koncesioni.

Sipas vendimit, tri kompani që do të përzgjidhen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do të ofrojnë shërbimin e monitorimit dhe qarkullimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve.

Thënë ndryshe kompanitë e hidrokarbureve do të blejnë një sistem të ri monitorimi dhe me anë të tij do të gjurmohet sasia e karburantit nga depo deri tek konsumatori. Kjo bën që tarifa që do të paguhet për koncesionin të reflektohet në çmimin final të karburantit që shitet për qytetarët. Koncesioni ka një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe do të zgjasë 10 vite.

Dyshohet se kompanitë që do të fitojnë këtë koncesion mund të jenë gjetur më parë pasi në pikën 17 të këtij vendimi thuhet se shoqëria nuk duhet të jetë e çertifikuar ,e autorizuar, e liçencuar ose e kontraktuar nga administrata shtetërore për një hallkë tjëtër të procesit të kontrollit të hidrokarbureve, duke përjashtuar nga gara në këtë mënyrë të gjithë kompanitë që kanë pasur kontrata më parë dhe që infrastrukturën e kanë pasur gati dhe në këtë mënyrë mund të ofronin edhe një çmim më të ulët që nuk do të rëndonte xhepat e qytetarëve.

Artikulli i mëparshëmMilan në ankth për Ibrahimovic, Calhanoglu e Rebic
Artikulli i radhësShfuqizohet fletëarresti për Rodoiçic, LVV reagon ashpër: Keni liruar një person që sfidon sovranitetin e Kosovës