Vaksina e Pfizer/BioNTech është më pak efektive te njerëzit që janë mbipeshë. Sipas prestigjozes ‘The Guardian’ në njerëzit që janë në mbi peshë vetëm gjysma e antitrupave prodhohet.
Sipas një studimi të bërë në Itali mbi punonjësit shëndetësor që janë mbipeshë mund të duhet edhe një dozë tjetër për të siguruar mbrojtjen e caktuar. Kjo gjë mund të ndodh për shkak se njerëzit që janë në mbipeshë kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, që rrisin rrezikun ndaj Covid-19. Dhjami i tepërt në trumin e njeriut mund të shkaktojë ndryshime të ndryshme metabolike si rezistenca ndaj insulinës dhe inflamacioni, të cilat e bëjnë më të vështirë për trupin të luftojë infeksionet.
“Meqenëse mbipesha është një faktor i madh rreziku për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë për pacientët me Covid-19, është e detyrueshme të planifikoni një program efikas të vaksinimit në këtë nëngrup. Megjithëse nevojiten studime të mëtejshme, këto të dhëna mund të kenë implikime të rëndësishme në zhvillimin e strategjive të vaksinimit për Covid-19, veçanërisht tek njerëzit e shëndosh. Nëse të dhënat tona do të konfirmoheshin nga studime më të mëdha, dhënia e njerëzve të shëndosh një dozë shtesë e vaksinës ose një dozë më e lartë mund të ishin opsionet për të mbrojtur këtë popullatë,” tha studiuesi Aldo Venuti.