Një aksident në një nga galeritë e minierës së Bulqizës është regjistruar këtë mëngjes. Burime nga Bulqiza bëjnë me dije se minatori me inicialet Y.Gj., rreth 47 vjeç dyshohet se ka rënë nga furrneli në nivelin 18 të minierës, më të madhe ACR.
Mësohet se 47-vjeçari ka pësuar lëndime në kokë dhe trup. Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në këtë minierë me pasojë plagosjen e minatorëve.