Lufta me Covid-19 / Epidemiologu i njohur bën paralajmërimin e fortë: Dimri i ardhshëm mund të përkeqësojë…

0
Lufta me Covid-19 / Epidemiologu Ilir Alimehmeti paralajmëron: Dimri i

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama që procesi i vaksinimit në Shqipëri do të zgjasë 14 muaj.

Për mjekun Alimehmeti kjo është periudhë shumë e gjatë.

Sipas Alimehmetit, dimri e vështirëson situatën e pandemisë sepse është periudha më e keqe për këtë lloj virusi.

“14 muaj në fakt është një kohë tejet e gjatë, gjithë ideja në këtë  moment është që të shkurtojmë kohën në çfardo lloj mënyre që do të jetë e arsyeshme nuk ka pse të shohi vetëm një kandidat vaksinash kemi disa.

E vërtet kryeministri ka thënë 14 muaj, tashmë një muaj ka kaluar nga ajo deklaratë, kshu që bëhen 13, por megjithatë në këtë periudhë kemi dimrin tjetër ndërmjet.

Dimri siç e pamë shumë qartë është periudha më e keqe e mundshme për ktë lloj virusi, kështu që ati dimri të ardhshme ne duhet t’i dalim përpara.

Skenari që do të preferonim të dëgjonim do të ishte diçka që ka të bëjë me 6 deri në 9 muaj, 14 do të thotë të kapërcehet edhe dimri i ardhshëm, mund të jetë problematike kjo periudhë”, tha mjeku Alimehmeti për Fax News.

Artikulli i mëparshëmÇ’ndodhi? Reperi i njohur shqiptar ndalohet nga policia
Artikulli i radhësGreqia nuk gjen prehje, tjetër lëkundje e fortë tërmeti, ndihet dhe në Shqipëri