Koncesioni për Portin e Durrësit, PD padit në SPAK Belinda Ballukun

0

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin e kalatës së Portit të Durrësit. Sipas PD, kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të riregjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tenderin. PD thekson gjithashtu se kjo kap shifrën e 30 milionë eurove.

Në padinë është i përfshirë edhe drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, ametarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe kompania koncesionare, “Hili Company Limited”. Sipas PD-së, kompania që operon në Maltë, ka aksionerë të fshehur në parajsa fiskale, njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimta të pastrimit të parave nga skandali i “Panama Papers”.

Artikulli i mëparshëmStudim i fundit/ Zbulohet shkaktari kryesor i vdekjeve nga koronavirusi
Artikulli i radhësShpallet kompania fituese për Aeroportin e Vlorës, zbulohet edhe vlera e investimit