Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Tiranë nga një 17-vjeçare. Ajo ka denoncuar një 26-vjeçar se e ka përdhunuar dhe më pas e ka droguar.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar detaje tronditëse nga kjo ngjarje.
Bëhet fjalë për një vajzë, e cila ishte larguar nga banesa pa dijeninë e familjarëve më datën 21 shkurt. Ndërkohë që prindërit kishin bërë denoncimin në komisariatin e policisë, kjo e fundit nisi kërkimet. Por pas disa ditësh, 17-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi dhe iu kishte treguar prindërve se çfarë iu kishte ndodhur.
Të gjendur përballë kësaj ngjarje të rëndë, prindërit kanë dërguar vajzën në polici dhe kanë bërë denoncimin për 26-vjeçarin O. M. Sipas vajzës, ai ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e adoleshentes dhe e ka detyruar atë që të përdorte heroinë dhe kanabis. Policia ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes..