Tërmeti në Greqi shkund fort studion e lajmeve, spikeri vazhdon punën pa u trembur (VIDEO)

0
640 0 6041447f2d59e

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë pasditen e sotme, lëkundje të cilat u ndjenë deri në vendin tonë. Tërmeti u regjistrua me magnitutë 5.7 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e saj ishte në qytetin Elasona të Greqisë. Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme, banorët, të mbërthyer nga paniku kanë dalë me shpejtësi jashtë shtëpive.

Por një episod disi i çuditshëm ka ndodhur në studio e një televizioni grek, ku spikeri nuk ka lëvizur nga vendi, pavarësisht lëkundjeve të forta.

Ai shihet teksa jep lajmet, në një kohë kur tavolina e objektet përreth tij po tundeshin fuqishëm. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Artikulli i mëparshëmMarrëveshja Shqipëri-Turqi / A është futja e gjuhës turke në shkolla gjëja e duhur për tu bërë? Ja çfarë parashikohet
Artikulli i radhësLuljeta Bozo pasi i hyn politikës kërkon edhe rikthimin e kooperativave në Shqipëri